minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Sazan Guri sfidon ekspertët e huaj, bën zbulimin e madh: Ne nuk prekemi nga uraganet se jemi të bukur, kam gjetur të dhëna që datojnë në vitet 300 para lindjes së Krishtit - Struga.net

Sazan Guri sfidon ekspertët e huaj, bën zbulimin e madh: Ne nuk prekemi nga uraganet se jemi të bukur, kam gjetur të dhëna që datojnë në vitet 300 para lindjes së Krishtit

0

Teksa meteorologët e huaj kanë parashikuar se një stuhi e fuqishme do të prekë zonat mesdhetare më 18 shtator, ambjentalisti Sazan Guri mendon ndryshe.

Edhe pse ekspertët kanë parashikuar se stuhia do të prekë brigjet e Italisë Jugore, por edhe jugun e Greqisë me erëra të forta që mund të arrijnë deri në 200 km/h, Sazan Guri thotë se Mesdheu nuk do të preket.

Këtë përfundim ai e bazon me argumentin se kjo popullsi është e bukur.

Ai pretendon se e bazon argumentimin e tij në të dhëna që datojnë në vitet 300, para lindjes së Krishtit.

“Mesdheu nuk preket nga uraganet. Mesdheu ka racë të bukur, se është Mesdhe është e bukur, se jemi afër detit. Ata janë tani (flet për italianët e grekët), ne po flasim për 20 mijë vjet. Nuk ka ndodhur, nuk ka shënime, është matur nga vitet 300 para Krishtit dhe nuk ka pasur tsunami. Mos u mat me natyrën, njeriu duhet të dijë aq sa për ta njohur natyrën, po ta njohësh natyrën atëherë adoptohesh me të”, u shpreh Sazan Guri duke sfiduar meterologët me zbulimin e tij. (TemA)

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy