SHBA shuplakë Albin Kurtit: Nuk ka plan sekret për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç kanë spekuluar disa

0

Departamenti Amerikan i Shtetit hedh poshtë zërat se egziston një plan amerikan për ndarje të Kosovës apo shkëmbim territoresh. Në një deklaratë zyrtare Departamenti i shtetit thotë se :

“Dëshirojmë ta bëjmë të qartë se nuk ka plan sekret për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç kanë spekuluar disa.

I dërguari i posaçëm i Presidentit, Richard Grenell, nuk ka parë apo diskutuar një plan të tillë.”

Deklarata pason akuzat e Albin Kurtit se rrëzimi i tij ishte një komplot amerikan për të lejuar ndarjen e Kosovës.

“Ne i vlerësojmë përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të shëndetësisë dhe të tjerëve që janë duke punuar shumë, ndonëse nën rrezik, për të penguar zgjerimin e COVID-19 në Kosovë. Në këtë kohë të pasigurisë, ne i nxisim udhëheqësit e Kosovës që të veprojnë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe sundimin e ligjit. Ne jemi të përkushtuar që të punojmë me çdo qeveri të formuar përmes procesit kushtetues”.

Për më tepër, thuhet në deklaratë, “vazhdojmë t’u bëjmë thirrje udhëheqësve të Kosovës që të heqin tarifat tërësisht. Besojmë se tarifat po dëmtojnë qytetarët e Kosovës duke penguar bashkëpunimin rajonal kundër COVID-19 – përfshirë edhe pengimin e hyrjes në Kosovë të furnizimeve të nevojshme, dhe duke penguar rritjen ekonomike”.

“Duam ta bëjmë të qartë, se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç kanë spekuluar disa. I dërguari i posaçëm presidencial, Richard Grenell, nuk e ka parë dhe as diskutuar kurrë një plan të tillë” thuhet në deklaratë në të cilën nënvizohet se “përqendrimi i qeverisë amerikane në mbështetjen e marrëveshjeve të fundit për të rivendosur lidhjet ajrore, hekurudhore dhe autostradën midis Kosovës dhe Serbisë synon të përmirësojë ekonominë dhe të krijojë një vrull ekonomik. Ne besojmë se ky vrull do t’i japë energji të re një procesi dialogu që do të çonte në njohje të ndërsjellë”, thuhet në deklaratë.

https://www.state.gov/joint-statement-of-special-presidential-envoy-richard-grenell-ambassador-philip-kosnett-and-special-representative-for-the-western-balkans-matthew-palmer-on-kosovo/?fbclid=IwAR0jBvZxGVApxSj99J0iPbbEkLyzvvE6G2c_Dt7PSSbeNO-sfc68qr-T6nA

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Struga Lajme

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting