minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
SHËNIM: Kur do t’i bëjë Lulzim Basha zgjedhjet e tetorit? - Struga.net

SHËNIM: Kur do t’i bëjë Lulzim Basha zgjedhjet e tetorit?

0

Sot presidenti Ilir Meta kërkoi që partitë politike të nisin konsultimet për datën e zgjedhjeve parlamentare, që pritet të mbahen në vitin 2021.

Por më këtë kërkesë, presidenti Meta na kujtoi një premtim të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pak muaj më parë.

Kur PD filloi një proçes të përzgjedhjes së kandidatëve nga baza në qendër. Lulzim Basha dhe të deleguarit e tij i thanë demokratëve nëpër struktura se duhet të propozonin emra kandidatësh edhe për kryetarë bashkie edhe për deputetë, pasi në tetor do të kishte zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale bashkë.

Kjo është thënë në çdo strukturë të PD-së, nga të gjithë të deleguarit, nga veriu në jug, në çdo qark, në çdo cep, në çdo seksion apo grupseksion. Njerëzve iu është premtuar zgjedhje në tetor.

Ndërkohë sot del presidenti e na thotë se duhet të mblidhen për zgjedhjet e 2021.

Tani, Luli do përgatitet për zgjedhjet e 2021, apo do flasë për gënjeshtren e radhës që iu ka thënë demokratëve që do të ketë zgjedhje në tetor?

Do t’i sqarojë për gënjeshtrën e mëparshme se zgjedhjet lokale nuk do të bëheshin, se Ilir Meta i kishte anulluar me dekret, apo që zgjedhjet lokale që do të bëheshin në 2020 në pranverë apo në vjeshtë?

Tha se zgjedhjet lokale nuk do të bëheshin, por zgjedhjet u bënë. Tani po i gënjen njerëzit se do bëhen zgjedhje të parakohshme. E të tjera gënjeshtra si këto që i ka të vazhdueshme. Në çdo stinë premton zgjedhje të parakohshme, për stinën tjetër. Dhe ka shtatë vite që PS rri në pushtet. Katër vite me Ilir Metën dhe tre vite vetëm. Dhe kjo sepse përballë ka Lulzim Bashën, që nuk do të bëjë gjë tjetër. E në vend që të mbledhë vota, rri e gënjen të tijët.

Në çdo mars apo prill gënjen se do ketë zgjedhje. Ikën marsi dhe prilli dhe thotë se zgjedhjet do bëhen në tetor.

Por, Ilir Meta i ka thirrur dhe thotë se zgjedhjet do bëhen në 2021.

Tani, Lulzim Basha do të na thotë kur do të bëhen zgjedhjet e tetorit?

Megjithëse duke qënë se zgjedhjet e 2021 bëhen në prill, dhe zakonisht zgjedhjet janë bërë në qershor, Luli mund t’i quajë të parakohshme.

Kështu ai mund t’iu thotë demokratëve po, u bënë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në prill.(CNA.al)

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy