minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Shkon në mbi 6 mijë numri i të plagosurve nga shpërthimi në Bejrut - Struga.net

Shkon në mbi 6 mijë numri i të plagosurve nga shpërthimi në Bejrut

0

Nënsekretari i ministrit libanez të Shëndetësisë, Riza al-Musav, ka bërë të ditur se nga shpërthimi i së martës në Portin e Bejrutit kanë humbur jetën të paktën 154 persona dhe se numri i të plagosurve është rritur në mbi 6 mijë, përcjell albinfo.ch.

Musav tha për Anadolu se në mesin e të plagosurve 120 persona janë në gjendje kritike dhe se punimet për kërkimin e personave të humbur vazhdon. Ai vlerësoi se “numri i të vdekurve mund të rritet”.

Më 4 gusht, në Portin e Bejrutit shpërtheu një zjarr në një depo me lëndë shpërthyese, pas së cilës ndodhi një shpërthim shumë i fuqishëm që tronditi tërë qytetin.

Guvernatori i Bejrutit, Marwan Abboud, bëri të ditur se dëmi i shkaktuar nga shpërthimi në Portin e Bejrutit mund të arrijë 10 deri në 15 miliardë dollarë.

Shkon në mbi 6 mijë numri i të plagosurve nga shpërthimi në Bejrut shkruan Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy