minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Shpërthimi në Bejrut, Macron: Komuniteti ndërkombëtar të veprojë shpejt - Struga.net

Shpërthimi në Bejrut, Macron: Komuniteti ndërkombëtar të veprojë shpejt

0

Presidenti francez Emmanuel Macron i bëri thirrje sot komunitetit ndërkombëtar që të veprojë shpejt për të ndihmuar Libanin të shërojë plagët, pas shpërthimit të tmerrshëm që shkatërroi kryeqytetin e tij.

“Është e nevojshme të veprojmë shpejt dhe në mënyrë të efektshme, në mënyrë që kjo ndihmë të shkojë drejtpërdrejt dhe në mënyrë transparente në terren, te popullata”, tha ai në hapje të konferencës.

Nga presidenti amerikan, Donald Trump deri tek Emir i Katarit, Sheiku Tamim ben Hamad Al-Thani, përmes kryeministrit italian dhe spanjoll, pesëmbëdhjetë krerët e shteteve dhe qeverive u mblodhën nëpërmjet videokonferencës, me qëllim mobilizimin e ndihmës urgjente.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy