minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Shpresë për mikun e Edi Ramës! Gjenden donatorët e gjakut për skulptorin Arben Bajo, nis kurimi nga Covid-19 - Struga.net

Shpresë për mikun e Edi Ramës! Gjenden donatorët e gjakut për skulptorin Arben Bajo, nis kurimi nga Covid-19

0

Arben Bajo, skultpori i njohur që ndodhet i intubuar dhe po lufton me Covid-19 ka nisur tashmë kurën ndaj virusit.

Përmes rrjeteve sociale, miqtë e artisitit që është edhe shoku i kryeministrit Edi Rama, kanë bërë me dije se donatorët për gjakun që duhej për Bajon, janë gjetur.

Ata falenderojnë donatorët, mjekët dhe shkruajnë se tashmë ka nisur procedura për kurimin e Bajos.

Të dashur miq, u informuam që donatorët janë gjetur dhe pritet të funksionojë procedura spitalore që ndiqet në raste të tilla.

alenderojmë donatorët, mjekun italian nga Lobardia dhe mjekët tanë që po e ndjekin nga afër procesin. Shpresojmë shërim sa më të shpejtë për Benin,”– shkruhet në status.

53-vjeçari Arben Bajo është i intubuar. Miqtë e skultporit kërkuan me ngulm dhurues gjaku të tipit (A-) që të sihte shëruar nga koronavirusi, pasi ishte rruga e vetme për të mos humbur skulptorin.

Arben Bajo njihet edhe si miku i ngushtë i kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit të gjitha skulpturat i ka me nënshkrimin e Bajos.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy