minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Si po ndikojnë rrjetet sociale në përditshmëri? - Struga.net

Si po ndikojnë rrjetet sociale në përditshmëri?

0

Në kohën e sotme, mediat sociale po luajnë një rol vendimtar në krijimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve me individët që njihni, si dhe me ata që nuk i njihni.

Bota e Facebook, Instagram, Twitter, Linkedin dhe madje edhe Whatsapp, po ndryshon themelin e mënyrave të lidhjes me njerëzit në të gjithë botën.

Mediat sociale tentojnë të ndryshojnë stilet tuaja të marrëdhënieve në shumë mënyra. Aty ju krijoni kontakte me shumë njerëz, në shumë pak kohë dhe gjithashtu iu bën më të prekshëm ndaj sjelljeve, qëndrimeve dhe besimeve të njerëzve të tjerë.

Mediat sociale përfundojnë duke iu bërë të krahasoni veten me të tjerët dhe kjo mund të ketë efekte pozitive dhe negative.

Përmes mediave sociale ju gjithashtu keni qasje në shumë më tepër ide dhe burime se sa keni pasur më parë dhe mund t’i përdorni ato për të marrë informacionin më të mirë për zgjidhjen e çështjeve tuaja profesionale.

Ekspertët shprehen se duhet të tregoheni vigjilentë për dobësitë e mediave sociale. Kini kujdes për marrëdhëniet dhe personat me të cilët vendosni kontakte në internet. Jini të vëmendshëm me detajet personale që ndani me ta.

Një tjetër dobësi e marrëdhënieve të mediave sociale është ndikimi emocional që ajo shkakton. Kjo do të thotë që nëse dikush në rrjetin tuaj social është armiqësor, i vetmuar ose i zemëruar, kjo gjithashtu mund të ndikojë në gjendjen tuaj.

Media sociale mund t’ju bëjë të vlerësoni suksesin tuaj bazuar në atë se sa të suksesshëm janë të tjerët. Ndërsa ka kaq shumë informacion në internet në lidhje me mënyrën se si njerëzit po jetojnë jetën e tyre ose bëjnë biznesin e tyre, është shumë e lehtë të ndjeheni sikur nuk mund të krahasoheni me ta.

Rrjetet sociale mund të bëjnë që të ndiheni nën presion për të treguar një lloj jetese të caktuar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy