minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
‘Sinopharm’ ka efektivitet 80%/ Kina aprovon për përdorim emergjent vaksinën e saj anti-COVID - Struga.net

‘Sinopharm’ ka efektivitet 80%/ Kina aprovon për përdorim emergjent vaksinën e saj anti-COVID

0

Autoritetet shëndetësore të Kinës ditën e sotme kanë miratuar për përdorim emergjent vaksinën kundër Covid-19, të zhvilluar nga kompania farmaceutike Sinopharm.

Sinopharm ka deklaruar se vaksina e saj anti-Covid është 79,34% efektive, duke përmendur analizën e ndërmjetme të provave klinike të fazës së 3-të. Kjo pasoi provat e kryera në Emiratet e Bashkuara Arabe duke raportuar efikasitetin 86% më parë në dhjetor. Vaksinat nuk janë provuar në Kinë sepse virusi nuk është shumë i përhapur.

Ndërsa, në një konferencë për shtyp në Pekin, një task forcë shtetërore njoftoi se vaksina kishte tejkaluar standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe do të ndihmonte në krijimin e imunitetit efektiv në Kinë. Zeng Yixin, nënkryetari i komisionit kombëtar të shëndetit, ka deklaruar se vaksina është e sigurt dhe i ka inkurajuar njerëzit ta marrin vullnetarisht atë.

Meqenëse vaksina kineze është provuar të jetë e sigurt dhe efektive, ne do të dëshironim të inkurajonim njerëzit tanë të marrin pjesë mbi një bazë vullnetare dhe të informuar,” -la thënë ai.

Kina është vendi ku ka nisur pandemia, aty ku u shfaq rasti parë më koronavirus. Megjithatë vaksina është autorizuar për përdorim vetëm pas një viti ka shfaqja e rastit të parë të infektimit.

Kina është akuzuar shpesh për fshehje të rasteve reale të infektimeve dhe viktimave. Sipas një studimi i cili është bërë publik ditët e fundit, në qytetin e Wuhanit, qytetit që është shfaqur rasti i parë më COVID-19, numri i infektimeve është 10 herë më i lartë se sa shifra zyrtare e regjistruar.

Deri më tani janë zhvilluar 5 vaksina që po përdoren për të luftuar koronavirusin, Pfizer, Moderna, Sputnik V dhe dy të tjera që janë miratuar së fundmi të AstraZeneca dhe Sinovac.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy