minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Situata nga zjarret, reagon ashpër Braçe: Autorët do përndiqen ligjërisht, kurrë s’do pranohen projekte pallatesh mbi pyllin e djegur - Struga.net

Situata nga zjarret, reagon ashpër Braçe: Autorët do përndiqen ligjërisht, kurrë s’do pranohen projekte pallatesh mbi pyllin e djegur

0

Zëvendëskryeministri Erion Braçe reagoi sot ashpër për situatën e krijuar nga zjarret në Shqipëri.

Braçe tha se “zjarri në Godull-Seman duhet të hetohet si krim i rëndë pas dyshimeve se duan territor të lirë për të golemizuar.”

Ai lajmëroi se mbi çdo metër katror pyll të djegur atje e kudo në bregdet, do rimbillen pemë dhe kurrë pallate.

Braçe tha se do të përndiqen ligjërisht përgjegjësit dhe kurrë s’do pranohet cilido projekt pallatesh mbi pyllin e djegur.

“Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri prej tre vitesh është funksion i plotë i bashkive në të gjithë vendin. Në pjesën më të madhe të bashkive është një shërbim i ri, po themelohet, organizohet e pajiset në punë e sipër, ashtu siç shërbimi i emergjencave po riorganizohet në përputhje me ligjin si përgjegjësi edhe e bashkive. Duhet shumë punë e angazhim, burime financiare dhe njerëz të kualifikuar, më shumë komunikim për të bërë këtë punë jetike”, tha ai.

Duke iu referuar numrave, Braçe tha se “vatrat më të shumta të zjarrit janë në kullota e shkurre”. “Zjarrëfikësit në terren thonë se janë të gjitha të qëllimshme, ose për të rigjeneruar kullotën, ose për inat të tjetrit që ka një kontratë. E kuptoni për sa pak bëhet gjëma? Atëherë, të gjitha agjencitë, kanë marrë detyrën të hetojnë çdo rast, të kallëzojnë, të arrestojnë, të prishin kontratat me zjarrëvënësit. Toleranca me ta mbaron njëherë e mirë”, tha Braçe.

Ai shtoi se “në pyje është tjetër histori”. “Niveli i krimit këtu është pak më lart dhe i udhëhequr nga interesa biznesi”.

“Zjarri në Godull-Seman duhet të hetohet si krim i rëndë pas dyshimeve se duan territor të lirë për të golemizuar. Atëherë po ua them sot. Mbi çdo metër katror pyll të djegur atje e kudo në bregdet, do rimbillen pemë, kurrë pallate. Do përndiqen tani ligjërisht përgjegjësit dhe kurrë s’do pranohet cilido projekt pallatesh mbi pyllin e djegur. Në fund, dua të falënderoj qindra burra që po luftojnë me zjarret ende, të zjarrëfikësve, të shërbimit pyjor, të ushtrisë. Dua të falënderoj edhe vullnetarët e angazhuar me ta! Pyjet e kullotat janë tonat, të të gjithëve”, tha Braçe.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy