minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Sot Dita Botërore kundër testeve bërthamore - Struga.net

Sot Dita Botërore kundër testeve bërthamore

0

Data 29 gusht në mbrarë botën shënohet si Dita Botërore kundër testeve bërthamore. Kjo datë shënohet me qëllim që të rritet vetëdija për ndikimin negativ të testimit të armëve bërthamore, apo edhe armëve të tjera atomike.

Historia e testimeve nukleare është një histori e vuajtjeve, me më shumë se dy mijë viktima të këtyre testeve, zakonisht prej komuniteteve më të cenueshme në botë. Pasojat e tmerrshme pasqyrohen në mjedis, shëndet, sigurimin e ushqimit apo zhvillimin ekonomik.

Vetëdija kundër këtyre testimeve që ngritur që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, ndërsa përgjatë viteve, ka pasur thirrje që të ndalohet testimi i armëve të tilla, për të siguruar mbrojtjen e jetës së njeriut dhe ambientit.

Një rezolutë për Ditën Botërore kundër testeve bërthamore ishte miratuar në Kombet e Bashkuara në fund të vitit 2009, me shpresën se edhe vendet anëtare të OKB-së do të merrnin më shumë hapa drejt këtij qëllimi.

Data 29 gusht shënon edhe përfundimin e njërit prej testeve më të mëdha bërthamore, atë të vitit 1991 në Kazakistan. Për herë të parë kjo ditë u shënua më 29 gusht të vitit 2010.

Sot Dita Botërore kundër testeve bërthamore shkruan Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy