minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
“Spiunë” në KQZ dhe qendrat zgjedhore! Projektligji: Të krijohet njësi e posaçme për të marrë sinjalizimet - Struga.net

“Spiunë” në KQZ dhe qendrat zgjedhore! Projektligji: Të krijohet njësi e posaçme për të marrë sinjalizimet

0

Është depozituar në Kuvend një projekligj i cili parashikon ngritjen pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të një njësie të posaçme e cila do të mbledhë dhe do të trajtojë sinjalizimet për korrupsion.

Projektligji është depozituar nga deputetët e Partisë Socialiste dhe parashikon ndërhyrje në Ligjin për Sinjalizuesit dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve projektligji parashikon se duhet të krijohet dhe funksionojë njësia përgjegjëse për marrjen e sinjalizimeve dhe trajtimin e tyre, sipas përcaktimeve të bëra në ligj.

Sinjalizimi mund paraqitet drejtpërdrejt në KQZ ose në Njësinë e Administrimit Zgjedhor. Në rastet kur sinjalizimi paraqitet në Njësinë e Administrimit Zgjedhor ajo ia përcjell atë menjëherë njësisë përgjegjëse në KQZ.

KQZ duhet të miratojë me akt nënligjor procedurat administrative të hetimit të sinjalizimeve dhe afatet kohore të shqyrtimit të tyre.

Drafti parashikon që në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve krijohet dhe funksionon njësia përgjegjëse për marrjen e sinjalizimeve dhe trajtimin e tyre, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj.

Sinjalizimi mund paraqitet drejtperdrejt në KQZ ose në Njësinë e Administrimit Zgjedhor, në rastet kur sinjalizimi paraqitet në Njësinë e Administrimit Zgjedhor ajo ia përcjell atë menjëherë njësisë përgjegjëse në KQZ.

“Ne perfundim te hetimit administrativ te sinjalizimit, njesia pergjegjese ne KQZ, ne rast se konstaton shkelje administrative vendos sanksione sipas percaktimeve te bera ne kete ligj. Per shkelje te ligjit penal paraqet kallezimin perkates ne prokurori”, përcakton Projektligji.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy