minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Sulmi ndaj SPAK, reagon ambasada amerikane: Lejoni të bëjnë punën pa kërcënime pavarësisht kush është i pandehur, mbështetni përpjekjet e tyre për të luftuar krimin - Struga.net

Sulmi ndaj SPAK, reagon ambasada amerikane: Lejoni të bëjnë punën pa kërcënime pavarësisht kush është i pandehur, mbështetni përpjekjet e tyre për të luftuar krimin

0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka reaguar pas presionit publik që po ushtrohet ndaj SPAK, pas hetimeve të publikuara ditët e fundit.

Përmes një njoftimi zyrtar, ambasada kërkon që profesionistët e sistemit të drejtësisë – oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit, të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehuri.

Ndër të tjera ambasada shprehet:

“Ambasada e SHBA-së mbështet me forcë punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut.

Profesionistët e sistemit të drejtësisë – oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit – duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur.

Ka ardhur koha që të lejohen të kryejnë detyrat e tyre dhe të mbështeten përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar.

Kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë, dhe të ecin përpara drejt integrimit në BE”, nënvizon ambasada e Shteteve të Bashkuara.(TemA)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy