minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
“Të infektuarit thyejnë karantinën, policia t’i ndëshkojë”! Silva Bino zbulon tre arsyet e shpërthimit të koronavirusit - Struga.net

“Të infektuarit thyejnë karantinën, policia t’i ndëshkojë”! Silva Bino zbulon tre arsyet e shpërthimit të koronavirusit

0

Situata nga përhapja e virusit po përkeqësohet. Shifrat zyrtare flasin për mbi 3500 të sëmurë aktivë në të gjithë vendin, ndërsa të dyshuar me koronavirus janë disa herë më shumë.

Për Silva Binon përhapja e infeksionit dhe rritja e të prekurve në këtë periudhë po shkaktohet nga festat dhe grumbullimet e të rinjve në plazhe, nga dasmat dhe ceremonitë mortore, të cilat po zhvillohen ende si me parë.

Përfaqësuesja e komitetit teknik denoncon publikisht thyerjen e karantinës nga personat e infektuar.

Bino i kërkon policisë dhe strukturave vendore të punojnë për të identifikuar dhe ndëshkuar të infektuarit që dalin nga izolimi. Kjo sjellje sipas saj po dëmton punën e deritanishme të mjekëve dhe epidemiologëve në terren.

Bino thotë se Tirana vijon të jetë vatra e infeksionit të Covid-19, por këtë periudhe raste të shtuara ka Durrësi për shkak të ardhjes së pushuesve nga Kosova, mes tyre dhe të infektuar, si dhe Korça, ku edhe aty është vërejtur hyrje e virusit nga jashtë. Edhe pse janë raste të importuara ato raportohen dhe llogariten në shifrat zyrtare të Shqipërisë.

Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik tregon për A2 se numri i testeve do të arrijë 1 mijë në ditë.

Me mbështetjen e fundit të OBSH janë shtuar aparaturat e testimit në ISHP, kitet si dhe po ngrihet rrjeti i laboratorëve Covid, përfshirë edhe strukturat private.

Ndërkohë në vjeshtë situata pritet të jetë edhe më kritike për shkak të qarkullimit të gripit dhe koronavirusit njëkohësisht.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy