minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Të mendosh si “demokrat”, dhe të jetosh si kapitalist - Struga.net

Të mendosh si “demokrat”, dhe të jetosh si kapitalist

0

Nga Artur Ajazi

Pothuajse çdo ditë, liderët e ish-opozitës së vjetër, po zbulohen se paskëshin patur pasuri të madhe, aq sa edhe në kohë pandemie, atyre nuk u rreshten shpenzimet e luksit.

Ata që sot tundin me të madhe kartën e “populizmit” dhe çirren se “janë për popull, mendojnë për popull, duan demokracinë dhe jo diktaturën”, qenkëshin mendësisht vërtetë “demokratë” por jetesën e bëjnë si kapitalistë.

Dhe jo thjesht kapitalistë të zakonshëm, por nga ata që blejnë dhe shesin aksione, vila dhe makina të shtrenjta çdo 6 muaj apo dhe çdo 1 vit. Në Partinë Demokratike, ka kohë që motua “mendo si demokrat, dhe jeto si kapitalist” është refreni i elitës dhe ajkës drejtuese së asaj partie, e cila duket se garon me pasuri me biznesmenët e vërtetë që paguajnë taksat dhe tatimet rregullisht në shtet, dhe që janë më të sulmuarit prej tyre.

Edhe pse në opozitë të gjatë (madje edhe pse koha u premton një tjetër kohë të gjatë pa pushtet) edhe pse në kohë krize dhe pandemie, si për habi, pasuria e 2-3 emrave të përveçëm në SHQUP, sa vjen dhe rritet, sa vjen dhe bëhet edhe më e larmishme, më e pashpjegueshme se si, një politikan (apo njerësit e tij) arrin të blejë-shesë, apo dhe hapë dhe zgjerojë biznese, duke lëvruar në banka miliona euro.

Ata krahas “punëve të mëdha” që kanë me programet e partisë, me parafushatën elektorale, krahas dëshirave që kanë, apo dhe premtimeve që po u bëjnë shqiptarëve se “shtatori muaj sulmi elektoral, pergatitemi për fitoren e madhe”, kanë nisur të rinovojnë vilat, pallatet, zyrat, makinat, kanë nisur të bëjnë lobingje jashtë vendit duke parapaguar shuma të mëdha, kanë nisur madje të joshin edhe firma dhe kompani private në Shqipëri, duke u “zbritur hënën në tokë”, dhe duke u premtuar se “në 2021 Rama ikën, pushtetin e marrim ne”.

Pra, “ne jemi demokratë, mendojmë për popullin, por jetojmë si kapitalistë, sepse na takon, e meritojmë”. Gjithë senteza e parafushatës së ish-opozitës së vjetër përmblidhet në tre fusha, premtimet, zhgënjimet, mohimet.

Do të futen në fushatë me listat e mbushura me emrat e “rinj”, do të zhgënjehen nga vota e shqiptarëve, dhe do ti mohojnë rezultatet e zgjedhjeve, pasi nuk kanë mënyrë tjetër, si të justifikojnë blerjet e mëdha, shpenzimet marramendëse, lobimet e pajustifikuara.

Paryshim që justifikimi më i mirë për ç’ka blejnë-shesin, apo dhe për rritjen e pasurisë tyre, është sulmi, shpifja, fabrikimi dhe montimi fakteve mashtruese, dhe asnjëherë përgënjeshtrimi për skandalet e publikuara, madje edhe nga mediet e tyre.

Ata sot janë në luftë me vehten, në luftë me fatet e shqiptarëve, dhe po bëjnë të pamundurën të proklamohen si “fitimtarët e nesërm”. Ata shpesh pësojnë ndryshime apokaliptike në mënyrën si reagojnë dhe shprehen në publik, aq sa ndjekësit e tyre fanatikë, dyshojnë se janë vërtetë demokratë, apo thjesht eksperimentues të metodikave të një kapitalizmi mashtues.

Propaganda e hershme e SHQUP-it, ka qenë sa imponueseaq edhe zhgënjyese për anëtarësinë në bazë, aq sa kishte prej tyre që “digjeshin në furrë për liderin historik” dhe kurrë nuk do ta besonin se do të vinte një ditë të zhgënjeheshin prej tij.

Dhe historia vazhdon, siç ka qenë, është, dhe ashtu do të jetë në partinë e “demokratikasve” që akoma turren pas të Madhit, edhe kur ngatërron tabelën e shumëzimit apo dhe çmimet e shitjes me pakicë, por kurrë çmimet e vilave, makinave, apo dhe vlerën e lobimeve për një foto të vetme përtej Atlantikut.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy