minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Të përkthesh Balzak-un me Google translate - Struga.net

Të përkthesh Balzak-un me Google translate

0

Nga Ilir Metaj

Gjithe qejf, shtriqem ne shezlong dhe megjitheqe deti i Potamit me fton ta perqafoj pa humbur kohe, per momentin zgjedh te zhytem ne librin e ri me novela te te preferuarit tim,Balzak.

Kenaqesia e zhytjes ne universin e Balzakut, zgjat fare pak : sa leximi i faqes se pare.

Une nuk mallkoj,te pakten jo deri tani.

Por tani ndiej ta kam te pamundur mos te mallkoj Shtepine Botuese Argeta-LMG per poshterimin perkthyes qe i kane bere nje prej shkrimtareve me te medhenj ( per mua, me i madhi) i te gjitha koheve.

Pervec nje perkthimi amatoresk me google translater, qe i heq cdo pike gjaku venave te fjaleve te magjishme te Balzakut, cdo ngjyre ylberit te imagjinates se tij, guxojne te nxjerrin per botim edhe nje perkthim mbushur me gabime ortografike.

Mallkimi im per ty Argeta-LMG eshte perfundofsh ne rrethin e Ferrit, dedikuar mashtruseve analfabetik dhe tallavaisteve te qelbur!

Do doja shume qe ti dhe simotrat e tua, qe me matrapazllekun e injorances perlyeni letersine klasike, mos te ekzistonit qe ne krye te heres sepse, se dikush ne Ministrine e Kultures, do e kthente ne mision ndricimin e letersise, jo thjesht me fjale e statuse ne diten nderkombetare te librit, por me vizion,standarte,ligje dhe rregull duke filluar me shtepite botuese.

Argeta-LMG nuk do kalonte klasen as per te perkthyer revista pornografike.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy