minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Të rinjtë e LRI bisedë me personalitete, u bëjnë thirrje të mos largohen nga Shqipëria: Besoni te Zoti, e ardhmja e Shqipërisë do vijë në dorën tuaj - Struga.net

Të rinjtë e LRI bisedë me personalitete, u bëjnë thirrje të mos largohen nga Shqipëria: Besoni te Zoti, e ardhmja e Shqipërisë do vijë në dorën tuaj

0

Të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim, përmes aplikacionit Zoom patën mundësi të bisedonin me personalitete në fushën akademike, të ekonomisë, edukimit dhe besimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, etj.

Ata ju bënë thirrje të rinjve që të mos largohen, por të marrin në dorë ndërtimin e të ardhmes së tyre dhe të Shqipërisë.

Bashkëbisedimi mes të rinjve dhe personaliteteve të huaj, u bë gjatë qëndrimit në kamp të të rinjve të LRI-së.

1. GRACE NELSON

Një nga gjërat që unë pëlqej të bëj është të kaloj kohë me të rinjtë, por edhe me gratë udhëheqëse nga vende të ndryshme dhe ne thjesht po mundohemi të ndjekim dhe ndërtojmë marrëdhëniet tona mbi besimin dhe unë e di që tema juaj në këto momente atje është ndërtimi i besimit për të ardhmen .

Pra, ne jemi duke u përpjekur të bëjmë prioritet marrëdhënien, sepse besojmë se është vërtetë çelësi i jetës. Ne besojmë se 90% e jetës ka të bëjë me marrëdhëniet. Ne mendojmë se kjo ka të bëjë me punën që bëjmë. Prandaj unë kalova kohë me këto gra dhe burra gjithashtu duke u përpjekur të përqendrojmë marrëdhëniet tona rreth asaj që është e rëndësishme.

Ata janë vlera më e madhe, vendosni përparësi në marrëdhëniet me vetëm pak miq, bëni atë që duhet për të siguruar unitetin dhe për të qëndruar të përqendruar në atë që është me të vërtetë e rëndësishme.

2. JUSTIN CORDER

Një nga njerëzit që në fakt kishim vendosur të takoheshim, edhe pse ajo ndërroi jetë pak përpara udhëtimit tonë, një grua e mrekullueshme shqiptare që shumë shpejt u bë një nga heroinat më të mëdha në jetën time . Duhet të keni dëgjuar për Nënë Terezën .

Nëse jo, ju nxis të pyesni dikë rreth saj. Por, unë munda të shkoj në Kalkuta, ku kaluam pak kohë me gruan që e shoqëronte çdo ditë. Dhe ishte pikërisht ai udhëtim, kur unë realisht hasa fillimisht këto mendime që disa nga miqtë e tjerë ndanë me ne, në personin e Jezusit të Nezaretit, ku u bën ë gjërat edhe më interesante.

3. NICK LANDRIDGE

Ne duam që ju të gjeni qëllimin për përmirësimin e jetës për njerëzit, pa marrë parasysh se çfarë keni bërë. Ka kuptim kur kemi një qëllim në marrëdhëniet me njerëzit me të cilët po shërbeni, njerëzit me të cilët po punoni ose mënyrën se si ju po krijoni produktin që do i shërbejë dhe njerëzve të tjerë.

4.TODD HENDRIKS

Ju nuk mund ta realizoni qëllimin e Zotit në jetën tuaj më shumë në ditë të vështira, sesa në ditë të mira. Kjo është përvoja ime e jetës!

5.MICHAEL STOLTFULZ

Në fund të fundit ajo që mësova, është se qëllimi im është ta dua Zotin dhe t’i dua të tjerët.

6. CHRISTIAN GRWAVING

Nëse doni një mik, bëhuni një mik! Dhe kjo me të vërtetë ka ndodhur me mua, sepse mendoj që ndërsa isha lutur për një mik, i kisha sytë të hapur për një mik të mirë. Por kaloi shumë kohë pritjeje.

7. PAULA CORDER

Një nga gjërat që kam vërejtur më shumë sot nëpër botë është marrja e njohurive se cila është e vërteta. Çfarë është e vërtetë? Si mund ta di se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e drejtë? Si mund ta fitoj mençurinë?

8. VEN WONG

Ne do dëshironim të ishim atje personalisht, të shtrëngonim duart dhe t’ju jepnim përqafime, për të gjithë ju që jeni aty. Ne të gjithë kemi qenë atje dhe gjithmonë duam të rikthehemi sërish.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy