minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Të vërtetat që nuk duhen harruar - Struga.net

Të vërtetat që nuk duhen harruar

0
ARTANResized

Nga Artan Haraqija

Gjithë kjo zhurmë për paraqitjen e Zdravko Çoliçit në një koncert të Tiranës… por çfarë duhet të thonë shqiptarët e Shqiperisë për enveristët e Kosovës? Si ka mundesi që e akuzojmë Shqipërinë për mungesë informatash e ne bëjmë sikur s’dijmë për krimet e Enver Hoxhës për gati një gjysmë shekulli dhe bëjmë grupe përkrahësish për një nga diktatorët më të poshtër te te gjitha kohërave të Evropës.

“Familja e Enver Hoxhës do t’i jetë mirënjohës gjithmonë Ferizajt”, është deklarata e djalit të Enver Hoxhës kur vizitoi enveristët e Ferizajt në Frontin e Kultivimit të Veprës Revolucionare të dikatorit që e quante vetën komunist.

Harxhimi i gjithë kësaj energjie për një këngëtar, kushdoqoftë ai, në një mënyrë apo tjetrën është një argument më tepër për gjendjen tonë reale… fakti që si popull jemi sinonim i varfërisë, me fjalë të tjera mos funksionimit të shtetit në përgjithësi tregon mjaft… derisa e shkruaj këtë opinion, në Parlamentin e Kosovës diskutohet krijimi i një gjykate speciale për veprimet e shqiptarëve të Kosovës gjatë dhe pas luftës të udhëhequr nga bota sepse vet dështuam turpshëm.

Paramendoni sikur para disa vitesh ta bënim gjithë këtë zhurmë si për dy- tri këngët e Çoliçit edhe për reduktimet deri në tetë orë të energjisë elektrike kur njerëzit tanë bënin biznes me Serbinë qoftë me importim te gjeneratoreve apo energjisë elektrike me çmime tejmase të fryra… apo sikur të protestonim kaq zëshëm kundër deputetëve të Parlamentit të Kosovës që e rithyen Serbinë fuqishëm në tregun e Kosovës derisa krekosen për qarkullim vjetor me mbi 220 milionë euro…. Harruat që kur shkoni në shumicën e marketeve të Kosovës, shumica e rafteve në to janë të mbushura me produkte ku shkruan “Made in Serbia” dhe ne të gjithë i konsumojmë ato.

Çfarë mendoni për shumicën e emigrantëve kosovarë që kur vijnë për vizitë kthehen me çantat e mbushura plotë me “Plazma Keksa”? Kaq shpejt e harruam që ushtria dhe forcat paramilitare serbe rrafshuan me tokë mijëra shtëpi dhe objekte banimi tonat në Kosovë dhe ishte po Serbia ajo që përmes biznismenëve kosovarë i rindërtoi shumicën e tyre pasi menjëherë pas luftës filloi biznesi duke importuar materialin ndërtimor “Made in Serbia”.

Sikur të ishim kaq të vetëdijshëm dhe patriotë ne në Kosovë, nuk do i masakronim qytetet tona, pa na detyruar askush, me ndërtime pa leje pafund. A nuk jemi ne ata që e bëm kryeqytetin e Kosovës si mos më keq, që nëse shiu zgjat tre- katër ditë, na shpërthejnë kanalizimet dhe na vërshon uji nëpër shtëpi?

Paramendoni sikur te vetëdijësoheshim me kohë e të mos e prisnim si në dasëm ish- kryeministrin shqiptar Sali Berishen (qytetar i nderit i shumë qyteteve të Kosoves) i cili i pari i hapi dyert bizneseve (oligarkëve serbë) edhe ne tregun e Shqiperise. Ndoshta këto ndjenja mazokiste apo kjo dëshira për të lënduar vetën na bën që të duam pikërisht ata shqiptarë të Shqipërisë që vërtet i kanë bërë dëm të madh edhe Kosovës.

*ZERI

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy