minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Testi që për 15 minuta tregon nëse jeni pozitivë apo negativë - Struga.net

Testi që për 15 minuta tregon nëse jeni pozitivë apo negativë

0

Një kompani amerikane e cila prodhon pajisje mjekësore mori aprovim për prodhimin e testit të shpejtë antigjen, që në afat prej 15 minutash duhet të japë rezultate për koronavirusin.

Në njoftimin e kompanisë thuhet se Departamenti amerikan për ushqime dhe barëra (FDA) miratoi prodhimin e testit të shpejtë antigjen ndaj COVID-19.

Më tej theksohet se nuk do të ketë më nevojë pajisje shtesë për test, e cila do të japë rezultat për 15 minuta, ndërsa kompleti testues do të shitet për 5 dollarë.

Thuhet se kompania do të fillojë prodhimin e pothuajse 50 milionë grupe testesh nga tetori.

Kompania ka zhvilluar një aplikacion që mund të instalohet në telefon dhe në këtë mënyrë të gjithë mund të tregojnë rezultatet e tyre kur hyjnë në shkollë ose në vendet e punës, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.

Kompania deri më tani ka marrë miratimin për të prodhuar 5 lloje të testeve, përfshirë testin “ID Now” i cili përdororet nga Shtëpia e Bardhë dhe jep rezultate brenda 5 minutave.

Testi që për 15 minuta tregon nëse jeni pozitivë apo negativë shkruan Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy