
Një i shumëkërkuar për trafik droge është vënë në pranga në Tiranë.
Viktor Shkoza, u kap rreth orës 10.15 në rrugën “Don-Bosko” në kryeqytet, nga Sektori i Forcës Operacionale dhe Kërkimit.
23-vjeçarit nga Lezha iu gjet me vete një pistoletë tip Makarov, që e mbante pa leje, si edhe 2 krehëra me fishekë.
Shkoza është dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për trafikim të narkotikëve kryer në bashkëpunim.
…