minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
“Topi është në fushën e opozitës”, Spiropali për “Zgjedhoren”: Basha duhet të zgjedhë, babain ose Europën. Te emancipohet nga dhuna e kryetari të vërtetë - Struga.net

“Topi është në fushën e opozitës”, Spiropali për “Zgjedhoren”: Basha duhet të zgjedhë, babain ose Europën. Te emancipohet nga dhuna e kryetari të vërtetë

0

Elisa Spiropali, deputete e PS njëherësh dhe ministre e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, ka folur sot për Reformën Zgjedhore dhe marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik.

E ftuar në studion e lajmeve në ABC News, Spiropali u shpreh se maxhornaca i ka kryer detyrimet e saj dhe pritet një po nga opozita.

Sipas saj “topi” është në fushën e opozitës dhe se lideri i PD Lulzim Basha duhet të bëjë zgjedhjen e tij, ose të jetë më babain ose me Evropën.

Është dakordësuar për një draft përfundimtar “topi” është në fushën tjetër, presim përgjigjen e liderit të opozitës.

A do të bëhet pjesë e zgjidhjes apo do të tërhiqet sërish. Kryetari i opozitës duhet të ndajë nëse është lideri i PD apo jo.

Në këtë pikë nuk janë ata që i vendosin rregullat, nuk mund të marrin peng reformën Zgjedhore.

Ne do të përmbushim detyrimin tonë përpara BE dhe partnerëve tanë.

Në rast se Basha do të luaje ngushtë në partinë e tij , apo në rast se Basha nuk emancipohet nga dhuna e kryetarit të vërtetë, ky nuk është problemi ynë”, theksoi Spiropali.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy