minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
‘’Topi në fushën e Bashës’’, Gjiknuri: Nuk e di pse nuk e aprovon, marrëveshja për Reformën Zgjedhore s’ka humbur - Struga.net

‘’Topi në fushën e Bashës’’, Gjiknuri: Nuk e di pse nuk e aprovon, marrëveshja për Reformën Zgjedhore s’ka humbur

0

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri nuk po e kupton pse Lulzim Basha me opozitën nuk po aprovojnë konsensusin për marrëveshjen.

Ai tha se në marrëveshjen për reformën zgjedhore janë adresuar të gjitha kërkesat e opozitës.

Po ashtu ai thotë se Shqipëria nuk ka pasur probleme me administrimin e zgjedhjeve në 15 vitet e fundit.

”Ajo ishte një marrëveshje që ka adresuar kërkesat e opozitës dhe nuk e di pse nuk ka dhënë ok. Ka qenë një refren politik, ajo marrëveshje nuk ka humbur por ka fituar, ka fituar zgjedhjet, garancitë dhe menaxhimin.

Një proces i depolitizuar dhe rezultati që presin shqiptarët.

Por e kam bindje se në 15 vitet e fundit Shqipëria nuk ka pasur probleme, por ka qenë kultura e mospranimit të zgjedhejve. Është më shumë debat politik.

Pra ne fatkeqësisht kthehemi e bëjmë Reforma që nuk ndryshojnë kulturën e mospranimit të rezultatit”- tha Gjiknuri në “Real Story”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy