minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Trump: Karantinat nuk parandalojnë infektimin me COVID-19 në të ardhmen - Struga.net

Trump: Karantinat nuk parandalojnë infektimin me COVID-19 në të ardhmen

0

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, tha se masat e karantinës që zbatohen kundër koronavirusit të ri (COVID-19) nuk parandalojnë rrezikun e infektimit me virusin në të ardhmen, raporton Anadolu Agency.

Trump në konferencën për media në Shtëpinë e Bardhë vlerësoi zhvillimet e fundit dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Ai tha se ende në disa rajone të vendit COVID-19 është shumë i përhapur. “Të gjithë amerikanët duhet ta dinë këtë se karantinë e vazhdueshme nuk është një metodë e zbatueshme për të arritur në rezultatin e duhur. Dëmi i kësaj metode është më shumë se dobia”, tha Trump.

Trump vuri në dukje se pandemia sërish është shpejtuar në shumë vende të botës. “Karantinat nuk parandalojnë infektimin me COVID-19 në të ardhmen. Synimi i karantinave është për të zhvilluar kapacitetet kundër virusit veçanërisht në spitale, për t’u informuar më shumë rreth sëmundjes, të fitohet kohë për zhvillimin e vaksinës dhe trajtimit”, u shpreh ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy