minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Trump ndërhyn në konfliktin Greqi-Turqi, telefonon kryeministrin grek pas tensioneve mes dy shteteve - Struga.net

Trump ndërhyn në konfliktin Greqi-Turqi, telefonon kryeministrin grek pas tensioneve mes dy shteteve

0

Pas tensioneve të shumta dhe deklaratave të luftës mes Greqisë dhe Turqisë, ka ndërhyrë edhe presidenti i SHBA, Donald Trump.

Ai ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Mesdheun juglindor.

Mediat greke bëjnë me dije se “Mitsotakis falënderoi Presidentin Amerikan për interesin e tij dhe për komunikimin, ndërkohë që Konventa e Partisë Republikane në SHBA është në zhvillim e sipër”.

“Kryeministri ngriti çështjen e veprimeve destabilizuese të Turqisë, të cilat po rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajonin e më gjerë dhe po testojnë kohezionin e NATO-s”, raportojnë më tej mediat greke të ketë thënë Mitsotakis.

Mitsotakis njoftoi presidentin Trump se Greqia është e gatshme të kontribuojë në mënyrë thelbësore në zbutjen e tensioneve, me kusht që Turqia të ndalojë menjëherë veprimet e saj provokuese, transmeton Gazeta SHQIP.

Kontakti telefonik midis dy liderëve vjen pas tensioneve të vazhdueshme dhe merr një rëndësi të madhe, pasi kjo tregon se Uashingtoni po monitoron vazhdimisht zhvillimet në rajonin e Mesdheut juglindor.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy