minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Turqia zgjat kërkimet për hidrokarbure pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për t’i dhënë fund - Struga.net

Turqia zgjat kërkimet për hidrokarbure pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për t’i dhënë fund

0

Turqia njoftoi sot shtrirjen e kërkimeve të gazit në një zonë të pasur me hidrokarbure në Mesdheun Lindor, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për të kapërcyer tensionet me Greqinë.

Aktivitetet e Oruç Reis, e shoqëruar nga dy anije të tjera kërkimi Cengizhan dhe Ataman, u zgjatën deri më 12 shtator”, njoftoi marina turke.

Vendosja fillestare e “Oruç Reis” në jug të ishullit grek të Kastellorizos më 10 gusht, ngjalli irritim e Athinës dhe shkaktoi një përshkallëzim tensionesh mes dy vendeve.

Disa orë para njoftimit të marinës turke, presidenti Recep Tayyip Erdogan konfirmoi se anija “Oruç Reis” do të vazhdojë aktivitetet me vendosmëri.

“Nëse Zoti e lejon, ne shpresojmë në pak kohë të kemi lajme të mira që vijnë nga Mesdheu Lindor, ashtu si kemi pasur në Detin e Zi”, konfirmoi ai duke iu referuar zbulimit të fundit të bërë nga Turqia në Detin e Zi të një rezerve të gazit natyror, të vlerësuar me 320 miliardë metra kuv gaz.

Turqia dhe Greqia kanë mosmarrëveshje për ndarjen e rezervave të gazit, të zbuluara këto vitet e fundit në Mesdheun Lindor.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy