
Rrjeti social Twitter bllokoi përkohësisht llogarinë e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për shkak të përhapjes së lajmeve të rreme për COVID-19
Twitter ka njoftuar se ka ndërhyrë në llogarinë e presidentit amerikan, pasi ai e kishte publikuar një video që përmbante pretendime të rreme për coronavirusin.
Trump e shpërndau një video të intervistës së tij me Fox News, ku, ndër të tjera, ka thënë se fëmijët janë “pothuajse imunë” ndaj koronavirusit, raporton CNN.
Zëdhënësi i Twitterit ka thënë se mesazhi i Trumpit “është në kundërshtim me rregullat e Twitterit për keqinformim rreth COVID-19”.
“Pronarit të llogarisë i kërkohet ta heqë videon, përpara se t’i mundësohet sërish ta shfrytëzojë Twitterin”, ka thënë ai.
Vetëm pak orë më parë, edhe rrjeti social Facebook e ka hequr videon e njëjtë të presidentit të SHBA-së, të cilën e vlerësoi si “fake news”.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është ankuar disa herë se këto rrjete sociale po ia “censurojnë“ mendimin e lirë. (r.m.)