minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
U nis për kurim në Turqi? Veliaj: Jam në Tiranë, po pres testin e dytë! S’jam larguar në asnjë moment jashtë vendit - Struga.net

U nis për kurim në Turqi? Veliaj: Jam në Tiranë, po pres testin e dytë! S’jam larguar në asnjë moment jashtë vendit

0

Kryebashkiaku i Tiranës ka reaguar në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore për shkak të koronavirusit duke theksuar se aktualisht është në Tiranë dhe pret bërjen e testit të dytë për të konfirmuar shërimin.

Veliaj u shpreh se në testin e parë ka dalë negativ dhe tani pret që të bëhet testi i dytë për të qenë i sigurt se e ka kaluar virusin.

“Jam në Tiranë duke pritur testin e dytë, që të konfirmoj nëse jam shëruar apo jo.

Testi i parë ka dalë negativ, dhe brenda 48 orësh pres përgjigjen e testit të dytë.

Nuk jam larguar në asnjë moment jashtë vendit”, është shprehur Veliaj.

Më herët, në rrjetet sociale u shkruajt se kryebashkiaku ishte nisur për kurim më të specializuar në një spital në Turqi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy