minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
U raportua se kishte vdekur, ish oficeri i policisë është gjetur i gjallë në pyll pas pesë vitesh - Struga.net

U raportua se kishte vdekur, ish oficeri i policisë është gjetur i gjallë në pyll pas pesë vitesh

0

Një ish-efektiv policie i cili prej vitesh ishte raportuar i vdekur, është gjetur i fshehur brenda një pylli në Britaninë e Madhe.

Mediat e huaja kanë raportuar se Ricardas Puisy, u shpall i humbur në shtator të 2015 dhe për herë të fundit ishte parë në Wisbech.

Menjëherë pas zhdukjes policia nisi kërkimet, por asgjëkund nuk gjeti ndonjë gjurmë të tij. Ndërkohë vetëm muajin e kaluar autoritetet e kanë gjetur atë brenda një pylli.

Ndërkohë policia dyshon paraprakisht se ai ishte fshehur në pyll, për t’i shpëtuar njerëzve të cilët mund ta kenë shfrytëzuar për qëllime të këqija.

Puisy është vënë në mbrojtjen e policisë, gjithashtu raportohet se këta të fundit kanë nisur një hetim mbi rastin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy