minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
U shfaq nudo në natyrë me avokaten e Haradinajt, reagon Alfred Lela: Unë isha i çmenduri - Struga.net

U shfaq nudo në natyrë me avokaten e Haradinajt, reagon Alfred Lela: Unë isha i çmenduri

0

Analisti i njohur Alfred Lela ka reaguar pasi është shfaqur krejtësisht nudo, në natyrën e virgjër të Lumit të Stupes, përkrah avokates së njohur Rudina Jasini, e cila ka mbrojtur ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj në Hagë, raporton newsbomb.al.

Lela thotë se e gjitha ka ndodhur spontanisht gjatë një turi 10-ditor dhe shton se si këto foto ka bërë edhe të tjera.

“Fotografitë ishin krejt rastësore, duke bërë një tur 10-ditor me Fation Plakun i cili më kërkoi ta hidhte dhe ja. Fotosesion do të ishte diçka e kërkuar, kjo ishte spontane. Janë bërë foto nga disa, por unë isha i “çmenduri”, thotë për Dosja.al Lela.

Të dy mbajnë nga një gjethe të madhe, duke mbuluar vetëm pjesët intime ndërsa duket se nuk e kanë patur problem që këtë foton ekzibicioniste ta lejojnë të bëhet publike nga fotografi i njohur Faton Plaku.

Siç duket analisti nuk ka më komplekse nga lakuriqësia, që prej momentit që uli pantallonat përpara kryeministrit Edi Rama dhe mijëra shqiptarëve që ndiqnin emisionin e Sokol Ballës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy