minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Vaksina nga kompania amerikane do të testohet në disa shtete evropiane - Struga.net

Vaksina nga kompania amerikane do të testohet në disa shtete evropiane

0

Agjencia Spanjolle e Barnave ka autorizuar testin e parë klinik në Spanjë të një vaksine kundër Covid-19.

Kjo u njoftua nga Ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa, në një konferencë të posacme për shtyp, duke shtuar se rekrutimi i vullnetarëve do të fillojë “menjëherë”.

Kjo është vaksina nga kompania Janssen, në pronësi të shumëkombëshes amerikane, Johnson & Johnson Vaksina do të testohet në 190 vullnetarë të shëndetshëm.

400 të tjerë do të shtohen në Gjermani dhe Holandë, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë, Ministria Spanjolle e Shëndetësisë ka raportuar 3,829 raste të reja të Covid-19 në 24 orët e fundit.

Një rekord të ri infektimesh ka prekur edhe Franca, me thuajse 7 mijë infeksione të reja në 24 orë.

Progresi me vaksinën ndërkohë po vijon në shumë shtete dhe kompani, dhe janë me dhjetra vaksina të cilat po testohen dhe që kanë një potencial mjaft të lartë.

Vaksina nga kompania amerikane do të testohet në disa shtete evropiane shkruan Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy