minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
“Vaksinat e para në fillim të vitit 2021” - Struga.net

“Vaksinat e para në fillim të vitit 2021”

0

Zyrtari i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, tha se prodhuesit e barnave me shumë gjasa do të kenë dhjetra miliona doza të vaksinave të koronavirusit në fillim të vitit të ardhshëm dhe prodhimi do të shtohet në 1 miliardë deri në fund të vitit 2021.

Fauci tha se shpreson që bota të kalojë pandeminë që ka lënë të vdekur mbi 700,000 njerëz në të gjithë botën, deri në fund të vitit të ardhshëm, me ndihmën e një vaksine.

“Me shumë gjasa do të kemi dhjetra milionë doza të vaksinave në fillim të vitit të ardhshëm.

Megjithatë, ndërsa hyjmë drejt vitit 2021, prodhuesit na kanë thënë se do të kemi mbase 1 miliardë doza deri në fund të atij viti. Procesi po ecën me një normë shumë të favorshme. Si shkencëtar që kam zhvilluar vaksina prej kohësh, do ndihesha mirë kur të kemi testuar mjaftueshëm njerëz, pa efekte anësore të papritura”, u shpreh ai, transmeton Scan.

Fauci shtoi se nuk ka parë ndonjë presion nga Shtëpia e Bardhë për të lajmëruar një vaksinë të suksesshme pranë zgjedhjeve të 3 Nëntorit, me shpresën për të nxitur shanset e rizgjedhes së Donald Trump, përcjell albinfo.ch.

Ai tha se rregullatorët e shëndetësisë kanë premtuar se nuk do të lejojnë që konsideratat politike të ndërhyjnë tek miratimi i një vaksine të Covid-19 dhe se siguria dhe efikasiteti do të jenë prioritet.

Komentet e Fauci erdhën në të njëjtën ditë kur Trump tha se virusi do të zhduket me kalimin e kohës.

Fauci ofroi një vlerësim më të ndërlikuar, duke thënë se disa pjesë të vendit kanë reaguar mirë në përmbajtjen e virusit, ndërsa të tjera ndodhen në katastrofë.

Ai e karakterizoi kundërpërgjigjen ndaj virusit si jo të koordinuar, për shkak të përmasës dhe diversitetit në vend.

“Vaksinat e para në fillim të vitit 2021” shkruan Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy