minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Veliaj: Deri më 1 Janar 2015, të gjitha bizneset të paguajnë sigurimet e punonjësve - Struga.net

Veliaj: Deri më 1 Janar 2015, të gjitha bizneset të paguajnë sigurimet e punonjësve

0
veliaj minister

Deri më 1 Janar 2015, të gjitha bizneset duhet të paguajnë të plota kontributet e punonjësve që kanë të punësuar, në rast të kundërt do të merren masa ndëshkuese ndaj tyre.

Kështu ka deklaruar ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj gjatë një vizite të zhvilluar në një prej bizneseve fason në qytetin e Shkodrës, pasi sipas tij qeveria synon stabilizimin e skemës së pensioneve.

Ministri Veliaj ka hedhur poshtë çdo aludim se qeveria Rama po investon më shumë në jug sesa në veri.

Ministri Veliaj ka prezantuar edhe paketën e re për biznesin fason që do shpallet brenda muajit Prill. Veliaj gjatë vizitës së tij është njohur nga afër me punën që bëhet në këtë biznes fason.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy