minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Veliaj: Rama do fitojë dhe mandatin e tretë, ka energji për të çuar deri në fund projektet madhore - Struga.net

Veliaj: Rama do fitojë dhe mandatin e tretë, ka energji për të çuar deri në fund projektet madhore

0

Kryebashkiaku Erion Veliaj shprehet i bindur se PS dhe Edi Rama kryeministër do të marrin mandatin e tretë.

Në një intervistë me gazetarin Roland Qafoku, Veliaj tha se arritja e fitores në zgjedhjet e ardhshme është plotësisht e mundshme, pasi është punuar me shumë pasion, jo vetëm nga kryeministri Rama, por nga e gjithë skuadra.

Pjesë nga intervista:

Qafoku: Zoti Veliaj, pse Edi Rama duhet të fitojë një mandat të 3-të?

Veliaj: Sepse besoj që jo vetëm punët, por edhe misioni është i papërfunduar. Besoj që misioni i rindërtimit është një mision që do mbetet përjetë. Besoj se ky mision i rindërtimit duhet parë deri në fund dhe kemi të paktën 2-3 vite punë që jo vetëm le të themi shtëpitë, sepse ai është një nga proceset, por edhe shkollat, edhe muzetë, edhe lagjet e reja.

Si kryetar bashkie e shoh që misioni i rindërtimit është një nga misionet tona kryesore, shoh që reputacioni i Shqipërisë ndërkombëtarisht, me OSBE-në, ne vitin tjetër marrim vend në Këshillin e Sigurimit, patjetër që është rritur me Edi Ramën. Por prapë them që misioni është i papërfunduar për hapjen e negociatave dhe pastaj për futjen e Shqipërisë nëpër disa binarë të pakthyeshëm kur vjen puna te anëtarësimi ynë në Bashkimin Europian. Pra shoh që kemi punë të cilat duan një dorë të fundit dhe mandati i tretë do t’i blindonte këto histori suksesi.

Qafoku: Nuk e ka fituar asnjë mandatin e 3-të, do ishte historike…

Veliaj: Do ishte historike, e shoh që është e mundur, është punuar me shumë pasion jo vetëm nga kryeministri, por nga gjithë enturazhi i tij. Kjo skuadër ka ende energji për të çuar deri në fund disa nga këto projekte madhore. Edhe besoj që përsa i përket Tiranës, rindërtimi dhe rikuperimi pas pandemisë, jam i bindur që vetëm Edi Rama mund t’i çojë përpara.

Njerëz që kanë kaq vite që vetëm merren me thashetheme, vetëm merren me akuza të rreme si historia, mbaj mend të paktën betejat në Tiranë, nga beteja e fushës në Laprakë, te beteja e këndit të lodrave, që në një vend të botës do ishin qesharake. Ish-presidentë apo presidentë në detyrë, apo ish-kryetarë bashkie nuk duhet të merren me lodrat e kalamajve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy