minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Vetë i fali detin Greqisë, tani akuzon Ramën: Do e pështyja në surrat si një tradhtar, shpresoj se grekët do mbetën vullnetplotë për të shkuar në Hagë për marrëveshjen e 2009 - Struga.net

Vetë i fali detin Greqisë, tani akuzon Ramën: Do e pështyja në surrat si një tradhtar, shpresoj se grekët do mbetën vullnetplotë për të shkuar në Hagë për marrëveshjen e 2009

0

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në nje emision televiziv, ku edhe ka folur për kërkesën e Greqisë për zgjerim me 12 milje në detin Jon. Në fjalën e tij, Berisha e akuzoi kryeministrin Edi Rama se e kishte tradhëtuar vendin e tij me vetëm një fjalë.

Cilido që lexon ekspertizën e kompanisë amerikane për marrëveshjen, ka një pjesë që thotë se Shqipëria ka të drejtë të kundërshtojë kalimin e Greqisë nga 6 në 12 milje. Çfarë ka thënë Rama?

Nuk jemi në negociata. Kjo është fjala kyç e tradhtisë së lartë. Kështu Greqisë i lind e drejta të kalojë në 12 milje,”-tha Berisha.

Më tej Berisha e ka akuzuar për tradhti të lartë Ramën, duke u shprehur se “shpresoj se grekët do mbetën vullnetplotë për të shkuar në gjykatë për këtë çështje”.

“Akti i parë që do bëja do e pështyja një surrat për tradhtinë që ka bërë. Bindja ime e thellë është se ai një ditë do të japë llogari për të gjitha këto. Do ketë një qëndrim ndaj tij.

Ky e ka çuar Shqipërinë në ditët më të vështira por bindja ime është se shumë shpejt ai do japë llogari për të gjitha.
Çfarë të ballafaqosh me të? Ja vlen ta pështysh në surrat si një tradhtar”, deklaroi Berisha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy