VIDEO/ Ju kërkua një recitim sensibilizues për koronavirusin, Neritan Liçaj sulmon ministren e Kulturës: Duhet të më kërkosh falje mua, s’e mua nuk më urdhëron njeri

0

Ashtu si gjithë aktorëve të tjerë të Teatrit Kombëtar, edhe aktorit Neritan Liçaj ju kërkua të recitojë një poezi sensibilizuese për situatën e shkaktuar nga Covid 19.

Artisti, ka zgjedhur që përgjigjen ta përcjellë me një video nga divani i shtëpisë ku sulmon ministren e Kulturës Elva Margariti.

Ai thotë se nuk merr urdhëra nga askush dhe se ajo duhet t’i kërkojë falje. Madje ai shton edhe se duhet të dorëhiqet.

Në thirrjen e parë, aktorëve i drejtohet ky mesazh:

“Përshëndetje,

Duke ju uruar shëndet të mirë në familjen tuaj,ju bej me dije se trupa artistike e TK do te perfshihet ne nje angazhim kulturor online, gjate karantines per COVID-19.

Veprimtaria e TK zbret nga Skena e ArTurbina dhe vjen ne shtepite tuaja.👏Per kete eshte e domosdoshme që aktorët e Teatrit Kombëtar, brenda ditës së premte duhet të regjistrojnë një video nga nje kend i pershtatshem i shtepise tyre, e cila të permbaje poezi, nje tregim te shkurter apo nje monolog sipas zgjedhjes se vete aktorit. Kerkohet qe cilesia e imazhit te jete sa me e mire e mundshme.

Pas regjistrimit video të dërgohet në adresën elektronike [email protected] ose në Whatsapp në numrin 069 678 0787. Ju lutem konfirmoni marrjen e këtij njoftimi të rëndesishëm, per çdo sqarim më telefononi, flm Luli Doko TK”, shkruhet në mesazhin drejtuar aktorëve.

Pas refuzimit, ndaj Liçajt dërgohet një mesazh i dytë:

“Pershendetje z. Liçaj!

Ne vijim te punes per te realizuar projektin me te ri, i cili do te zhvillohet online ne FB e Teatrit Kombetar duke nisur nga data 1 prill 2020, u kerkua nga ju dhe gjithe aktoret e brendshem te teatrit qe te pergatitni nje video nga shtepia, e cila te permbaje nje poezi, tregim te shkurter apo monolog.

Gjithashtu ne permbajtje te mesazhit te derguar citohet jo pa qellim “Veprimtaria e TK zbret nga Skena e ArTurbina dhe vjen ne shtepite tuaja” per te njoftuar njekohesisht se puna ne Teatrin Kombetar vazhdon, por ne kushtet e karantines per COVID-19.

Ne pergjigje te kesaj, ju derguat ne institucion nje video me imaxhin tuaj por qe nuk ka lidhje me angazhimin e TK ne kete projekt.

Me materialin e derguar ne TK, ju nuk keni realizuar detyren e ngarkuar, duke shkelur njekohesisht normat e etikes ne pune.

Teatri Kombetar harton programe pune te qarta edhe ne Gjendje te Fatkeqesise Natyrore siç jemi, duke kerkuar nga çdo punonjes angazhim maksimal dhe duke zbatuar disiplinen ne pune”, kërkohet ndaj Liçajt.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Struga Lajme

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting