minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
VIDEO: Përfitoi nga protesta dhe vjedh laptopin 1.500 $, grabitësi bie pre e grabitësve - Struga.net

VIDEO: Përfitoi nga protesta dhe vjedh laptopin 1.500 $, grabitësi bie pre e grabitësve

0

Gjatë protestave në SHBA kundër vrasjes së George Floyd disa persona kanë përfituar nga ky rast ku shumë prej tyre kanë vjedhur dhe kanë bërë plaçkitje biznesesh.

Së fundmi mediat e huaja kanë publikuar një video ku shihet një person duke ecur në rrugë dhe në dorë mban një kompjuter “Apple iMac” të paketuar, vlera e të cilit ishte 1.500 dollarë të cilin e kishte vjedhur në një dyqan.

Siç shihet në video laptopi në duart e tij ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve në rrugë ku disa janë përpjekur për t’ia marrë, por që nuk kanë këmbëngulur shumë. E ndërkohë një grup personash të tjerë kanë përgatitur një rreng ku qëllimi ishte të merrnin pajisjen.

Dy persona i kanë tërhequr vëmendjen burrit që mbante laptopin e disa të tjerë ia kanë marrë atë nga duart.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy