
Një shqiptar është konfliktuar me grushte me një tjetër emigrant në Itali.
Ngjarja ka ndodhur në parkingun e një pallati në vendin fqinj.
Fillimisht është shqiptari ai që i afrohet emigrantit dhe e ofendon, duke i kërkuar llogari se përse bën zhurmë natën.
“Përse nuk më le të fle?…eee…përse bën zhurmë natën morë të q*** r***. Përse pot ë them?”- dëgjihet të thotë shqiptari.
“Çfarë, më fal…”- i thotë emigranti, por shqiptari fillon ta godasë sërish.
“Ore b*** të q***,”– fillon të ulërasë shqiptari duke e goditur porn ë atë moment personi tjetër nuk përmbahet.
Ai fillon ta qëllojë shqiptarin dhe e lë të palosur në tokë.
Më pas kthehet nga personi që po filmonte ngjarjen dhe i thotë të fikë kamerën dhe të njoftojë policinë. Prapaskenat e këtij sherri nuk dihen.