
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, pas udhëtimit në natyrën e egër e te virgjer të Tepelenës duket se ka zgjedhur të pushojë në bregdetin e Himarës.
Por kjo ditë i ka qëlluar pa fat, pasi vendi është përfshirë nga një stuhi e madhe me erë të fortë dhe reshje.
Tahiri ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe një video, ku duket deti i trazuar dhe një vetëtimë.