minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
VIDEO/ Shpërthim masiv në Bejrut në fabrikën e fishekzjarreve - Struga.net

VIDEO/ Shpërthim masiv në Bejrut në fabrikën e fishekzjarreve

0

Një shpërthim masiv tronditi të martën kryeqytetin e Libanit, Bejrut duke plagosur një numër njerëzish dhe duke shkaktuar dëme të mëdha.

Shpërthimi i pasdites tronditi disa pjesë të kryeqytetit të vendit dhe një re tymi e dendur ka mbushur qendren e tij.

Sipas njoftimeve shpërthimi ishte përqendruar pranë portit të Bejrutit duke sjellë për pasojë shkatërrim në shkallë të gjerë e copëtuar dritare që ndodheshin disa kilometra larg.

Një fotograf i “Associated Press” që ndodhej në afërsi të portit të Bejrutit tha se kishte parë njerëz të plagosur të shtrirë në tokë dhe shkatërrim të shkallë të gjerë. Disa stacione televizive lokale raportuan se shpërthimi ndodhi në portin e Bejrutit brenda një zone ku magazinohen fishekzjarre.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy