minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Visho Ajazi raporton në Komisionin e Sigurisë: Është dyfishuar informacioni në 2013 - Struga.net

Visho Ajazi raporton në Komisionin e Sigurisë: Është dyfishuar informacioni në 2013

0
Drejtori i ri i SHISH, Visho Ajazi Lika- faqe 6

Kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit Visho Ajazi Lika po raporton në Komisionin e Sigurisë në Kuvend, ndërsa ka theksuar se raportet mes këtij institucioni dhe Policisë së Shtetit janë bashkëpunuese.

Mësohet se Lika ka pohuar se gjatë 2013 shkëmbimi i informacionit me shërbimet partnere është dyfishuar, sikundër është dyfishuar edhe shkëmbimi i informacionit me Policinë e Shtetit dhe agjensitë ligjzbatuese në vend.

Në lidhje me çështjen e përgjimeve, kreu i SHISH tha se është zbatuar legjislacioni, ndërsa sqaroi se në çdo rast përgjimi merret miratimi nga Prokurori i Përgjithshëm. Sipas tij, të gjitha rastet kur flitet për përgjime janë aludime. Gjithashtu Lika ka dhënë sqarime në lidhje me shpërthimet me tritol gjatë muajit Janar, duke sqaruar se është dhënë informacion, ka pasur bashkëpunim me Policinë dhe është zbatuar legjislacioni.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy