minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
VIZITA/ Paeleganca e Vjosa Osmanit & CO: Si i japin Edi Ramës avantazh etik - Struga.net

VIZITA/ Paeleganca e Vjosa Osmanit & CO: Si i japin Edi Ramës avantazh etik

0

Ka një sëmundje që është gati e pashërueshme ajo që vuan skota anti-Rama, në politikë a media: mungesa e elegancës në të gjithë narrativën, e cila përkundër kësaj, është e rëndë, e lodhshme, bosh dhe plot mite.

Të gjitha bashkë, në finale e bëjnë të pabesueshme gjithë çfarë i ngarkojnë mbi shpinë, në një tabelëqitjeje që vrimat e shumta as e luajnë vendit. Dyshimet janë që dhe vetë s’i besojnë ato që thonë. Kësaj skote iu shtua së fundi dhe Vjosa Osmani, jo politikania më e re e më premtuese e Kosovës, por një mit më tepër në risinë e pretenduar të një pjesë të publikut shqiptar.

Akoma është e pakuptueshme, racionalisht, se ç’veti të rralla, ç’botë e pasur, ç’dhunti të veçanta, ku dhe si, e bëjnë Vjosa Osmanin në star femëror në politikën kosovare. Përplasjet, apo rebelizmi i saj brenda LDK-së, jo domosdoshërisht e bëjnë joshëse politikisht.

Nga ana tjetër, ligjërimi, shenja e parë e një talenti politik, është te ajo një patetizëm folklorik dalëboje, që për hir të së vërtetës, ai i cili është shndërruar në referim të saj politik, Albin Kurti, e ka armën më të fortë. I duhet dhënë haku për këtë. Por, vëreni me kujdes, në të parin rast që vendos të shkruajë për t’i dhënë një goditje më të afërtit me të në ligjërim të pasur politik, por jo në batutë, Edi Ramës, ato pak fjali të Kurtit, hiqja autorësinë për një çast, të ngjanin të kish shkruar Lefter Maliqi në maksimumin e një shkëndjimi kulturor që mund ketë kjo figurë më shumë argëtuese e politikës shqiptare. Fjala është për shënimin e Albinit mbi protestat e fundit, ato të kauzës së Klodianit, diçka për t’u harruar, ose për t’u kujtuar, kur është fjala për të kuptuar se një kauzë e gabuar, ose një qasje e gabuar, të reflektohet që në gjuhë.

E tilla u reflektua dhe vizita e Vjosa Osmanit në Tiranë. Me një mungesë ulëritëse elegance, duke aktruar Ilir Metën në variantin femër, presidentja rastësore e Kosovës, pa moshën logjike e ligjore për të qenë e tillë, ofroi një gjellë të pangrënshme politike në tryezën e stërmbushur të Tiranës me gatime të prishura anti-Rama. S’ka pse fajësohet për qëndrimet kundër atyre të kryeministrit shqiptar, as ajo e askush si ajo, por ceni i saj, si dhe i gjithë skotës ku u përfshi dhe ajo, është thjesht e rrafshit etik.

Eshtë një aspekt tjetër që i vë në pozita shtatshkurtëra përballë shtatlartësisë së Ramës. Ky i fundit është kujdesur, me vetëdije ose krejt natyrshëm, që të ketë dhe një avantazh etik ndaj kundërshtarëve të tij, si të thuash, njëfarë elegance. Shembull: ndërsa gjuhet ekstremisht me lloj-lloj epitetesh, edhe në rrafshin e ndjeshmërive nacionale – I shitur te serbi, argat i serbit, tradhëtar… – vetë ai kurrë nuk e përdor një fjalor të tillë, qoftë dhe ndaj atij për të cilin pretendon se i ka sjellë dëm Kosovës më ndonjë qëndrim politik, pa besuar apo kumtuar, se ai, x, y apo x, janë tradhëtarë apo të shitur.

Pse ndodh kjo, pse është kjo diferencë?

Përgjigja gjendet te ana përmbajtësore e një qëndrimi. Kush është bosh në përmbajtje, do e përcjellë këtë cen dhe në sipërfaqe: te mosetika e qëndrimit, moseleganca e mendimit dhe sajimi i miteve pa fund./tesheshi.com/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy