minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Vladimir Putin jep paralajmërimin: Rusia e gatshme të dërgojë policinë në Bjellorusi - Struga.net

Vladimir Putin jep paralajmërimin: Rusia e gatshme të dërgojë policinë në Bjellorusi

0

Presidenti rus Vladimir Putin ditën e sotme ka paralajmëruar se ai është i gatshëm të dërgojë policinë në Bjellorusi nëse protestat në vend bëhen të dhunshme.

Aleksandër Lukashenko është përballur me javë të tëra me protesta pasi shpalli fitoren e tij në zgjedhjet e 9 gushtit, ndërkohë opozita ka konsideruar rezultatet e zgjedhjeve të falsifikuara.

Putin ditën e sotme tha se Lukashenko i kishte kërkuar që të përgatiste policinë për ta dërguar në Bjellorusi nëse kjo do të ishte e nevojshme.

Para disa ditësh Rusia bëri një marrëveshje me Bjellorusinë ku Putin pranoi që ta ndihmonte homologun e tij në rast nevoje.

Sakaq Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kritikuar zgjedhjet e 9 gushtit në Bjellorusi, të cilat zgjeruan sundimin 26-vjeçar të Lukashenkos, duke thënë se ato nuk ishin as të lira dhe as të drejta, dhe u bënë thirrje autoriteteve që të fillojnë në dialog me opozitën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy