minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
“Votim” për drejtuesit e arsimit - Struga.net

“Votim” për drejtuesit e arsimit

0
lindita-nikolla

Edhe pse janë përzgjedhur me konkurs, të gjithë drejtorët e drejtorive arsimore në vend janë vendosur në provë nga Ministria e Arsimit.

Në 63 qendra të vendit janë ngritur komisione ku mësuesit përmes një anketimi kanë dhënë vlerësimin e tyre për punën e deritanishme të drejtorive arsimore.

“Edhe pse janë të dalë pas një procesi konkursi, fjala ime ka qenë që unë do të jenë në një periudhë prove dhe unë do të ftoj sërish mësuesit për t’u bërë pjesë e vlerësimit të punës së tyre”, tha ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

Ministrja, gjatë vizitës së saj pranë shkollës së mesme “Andon Zako Çajupi”, ku kryhej votimi tha se pas këtij anketimi do të dilet në përfundime të caktuara.

“Këta mësues po japin mendimin e tyre përmes votës së fshehtë për t’u bërë pjesë e vendimmarrjes dhe organizimit të mëpastajshëm të gjithë punës së përbashkët”, tha Nikolla.

Sipas saj, anketime të tilla do të kryhen herë pas here, si një mënyrë për të rritur perfomancën e mësuesve në shkolla. (TCH)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy