minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Vritet lideri i Al-Qaedas në Afrikën Veriore, Abdelmalek Droukdel - Struga.net

Vritet lideri i Al-Qaedas në Afrikën Veriore, Abdelmalek Droukdel

0

Autoritetet franceze kanë njoftuar se kanë vrarë liderin e al-Kaedës në Afrikën e veriut, Abdelmalek Droukdel gjatë një operacioni të zhvilluar në Mali.

Ministri i Mbrojtjes, Florence Parly konfirmoi lajmin duke shtuar se forcat franceze kishin kapur gjithashtu një komandant të lartë të grupit të Shtetit Islamik.

Si kryetar i Al-Kaedës në Magrebin Islam (AQIM), Droukdel ishte përgjegjës për të gjitha krimet duke bashkëpunuar ngushtë edhe me komnadon e al-Kaidës Sahel, Jamaat Nusrat al-Islam wal-Muslimin (JNIM).

Po kush ishte Abdelmalik Droukdel?

Kur ishte në fund të 40-ave të tij, Droukdel luftoi kundër trupave sovjetike në Afganistan dhe e konsideronte ish-udhëheqësin e al-Kaedës në Irak, Abu Musab al-Zarqaëi, si frymëzimin e tij.

Nën udhëheqjen e tij, AQIM kreu sulme të shumta vdekjeprurëse, përfshirë një sulm të vitit 2016 në një hotel në kryeqytetin Burkina Faso Ouagadougou që la 30 të vdekur dhe 150 të plagosur. Në vitin 2012 ai u dënua me vdekje nga një gjykatë në Algjeri. Ai akuzohej se fshihej pas tre sulmeve me bomba në kryeqytetin algjer.

Çfarë bën Franca në Sahel?

Mijëra trupa franceze janë vendosur në Mali që nga 2013. Franca, e cila më herët ka qënë kolonizuesja e vendit, u përfshi në konflikt pasi militantët islamikë pushtuan pjesët e veriut. Me ndihmën franceze, ushtria e Malit ka rikuperuar territorin, por pasiguria vazhdon të ekzistojë. Më shumë se 5,000 trupa franceze kanë shërbyer si pjesë e peracionit Barkhane në mbështetje të forcave të Malit, megjithatë ata përballen herë pas here me kryengritje nga grupet xhihadiste.(TemA TV)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy