minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Vuçiç në “gjurmët” e Gruevskit: Shtatorja gjigante e Car Dushanit 21 metra e lartë niset me katër kamionë nga Rusia - Struga.net

Vuçiç në “gjurmët” e Gruevskit: Shtatorja gjigante e Car Dushanit 21 metra e lartë niset me katër kamionë nga Rusia

0

Aleksandër Vuçiç ka nisur që të imitojë Nikolla Gruevskin për të ringjallur mitet e vjetra sllave nëpërmjet staturave “monstruoze” të përpasave gjigande.

Një nga këto është edhe ajo e Car Dushanit, zhupanit mjesjetar Stefan Nemanjës, i cili pushtoi territoret shqiptare dhe ato greke në shekullin e XIV. Portali rus, Sputnik ka publikuar një reportazh të gjatë për veprën e ndërtimit të shtatores së Stefan Namanjës nga një skultor rus, i cili po bëhet gati edhe për shtatoren e mbretit serb Karagjorgjeviç.

Derdhja në bronz e shtatores së Stefanit u bë në Solnechnogorsk – një qytet rreth 75 kilometra larg Moskës, i cili së shpejti do të vendoset në Sheshin Sava në Beograd, ku financimi i tij është marrë përsipër edhe nga Fondacioni për Shoqërinë e Hapur në Serbi.

Skulptori i famshëm rus Alexander Rukavishnikov ka përfunduar pothuajse të gjitha punët, kështu që katër kamionë me pjesë të monumentit tashmë po udhëtojnë në Serbi.

Megjithatë, pesa më e madhe e monumentit janë akoma në studion e tij dhe presin që të dërgohet sipas radhës.

Monumenti gjigand, i bërë prej bronzi, ishte prerë në copa për të bërë më të lehtë transportimin në Serbi, ku do të riemontohet, lëmojë dhe patinohet.

“Ajo që shihni tani nuk është pamja e saj përfundimtare,” tha Rukavishnikov ndërsa shtoi se do të duheshin edhe tre muaj të tjerë për punimet përfundimtare, të cilat parashikojnë transportimin e pjesëve të mbetura për në Beograd dhe ngritjen e një monumenti përpara stacionit të vjetër të trenit në kryeqytetin serb.

Kjo shtatore përbën monumentin më të madh në Serbi, 24 metra i gjatë, i cili peshon 68 tonë.

Para Stefanit, ai punoi në një skulpturë me dimensione të ngjashme vetëm për stadiumin Spartak. Është gladiatori i famshëm i bronzit sot, i cili është vendosur pranë stendës veriore të stadiumit të Moskës.

Është shumë më e rëndësishme që ai të jetë më i miri, jo vetëm në Serbi, por edhe në botë. Unë do të doja që ajo të kishte një ndikim në qëndrimin ndaj serbëve, sepse njerëzit që vizitojnë Beogradin do të shohin këtë vepër dhe do të ndikohen. Do të dëshiroja që të ishte një nga simbolet e Beogradit, siç është tempulli i Shën Savës”,thekson Rukavishnikov.

Rukavishnikov është brezi i tretë i skulptorëve në familjen e tij. Car Dushani punimi i tij i parë nga një figurë e madhe historike e huaj.

Autori filloi të punojë në monument pasi fitoi një konkurs ndërkombëtar në Serbi. Siç thotë ai, ai nuk ka dashur që ai të jetë një monument klasik, ku “vetëm një njeri qëndron në një piedestal” dhe ishte e rëndësishme për të që puna e tij të përshtatej në urbanizmin dhe shpirtin e Beogradit si një “qytet në ndryshim modern”, të cilin e vizitoi disa herë.

“Siç e imagjinoja, figura e Stefan Nemanja mbështetet në simbolin e shtetësisë me një këmbë – maja e skeptrit të vëllait të tij Sava, (që Stefani e emëroi në krye të Kishës Ortodokse Serbe, pasi përzuri të gjithë klerikët e kishës biznentine). Supozojmë se ai gjithashtu kishte një skeptër të tillë, por ai nuk është ruajtur. Nuk është një kopje e skeptrit të Savës, por duket si ai, “shpjegoi Rukavishnikov.

Nga ana e jashtme, tregohen dy trashëgimitë më të rëndësishme të Stefan Nemanjës” manastiri i Studenicës në Serbinë qendrore dhe ai Hilandarit në Malin Athos në Greqi.

Siç bën të ditur Sputnik, skulptori rus përpara se të nisë punën e monumentit është “trajnuar” nga murgj të kishës ortodokse serbe.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, punëtorët dhe instaluesit nga Rusia duhet të arrijnë në Beograd në 10 gusht, ndërsa vetë Rukavishnikov do t’i bashkohet me ta në një muaj e gjysmë deri në dy, të cilët do të mbikëqyrin ngritjen e monumentit.

Në mënyrë që një skulpturë kaq e lartë të jetë e qëndrueshme, brenda saj do të ketë një ndërtim të fortë çeliku. Rreth tre metra e monumentit do të jenë nëntokësore, dhe 21 metra mbi tokë.

I pyetur nëse do të donte të bënte një monument për një person tjetër nga historia serbe, Rukavishnikov tha se me kënaqësi do të garonte në konkursin e ardhshëm për monumentin për mbretin Aleksandar Karagjorgjeviçin në Beograd, por që ai ende nuk e di nëse konkursi do të jetë “i hapur apo i mbyllur”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy