minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Xhaferraj në “aksion” për përmirësimin e cilësisë së Jetës. Qytetarja mori 5 milionë lekë për tërmetin: Nuk mjaftojnë, dua prap. Më thanë se nuk kemi ç’të bëjmë - Struga.net

Xhaferraj në “aksion” për përmirësimin e cilësisë së Jetës. Qytetarja mori 5 milionë lekë për tërmetin: Nuk mjaftojnë, dua prap. Më thanë se nuk kemi ç’të bëjmë

0

Kur kanë kaluar 9 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, banorët e Durrësit ende nuk kanë gjetur zgjidhje për banesat e tyre. Të njëjtin problem si shumë banorë të Durrësit ka edhe Vera Përgega, e cila jeton në zonën e Portoromanos.

Kreu i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj ishte i pranishëm në shtëpinë e Përgegës, e cila thotë se nuk ka asnjë informacion, se ç’do të bëhet me shtëpinë e saj. Ajo shprehet, se ka trokitur në dyert e shtetit, por askush nuk do t’ja dijë për të.

Përgega ka marrë 5 milion lekë, pasi shtëpia e saj është dëmtuar në shkallën DS3, por qytetarja thotë se nuk i mjaftojnë.

Mua më doli DS3 shtëpia. DS3 i thonë 5 milionë. I mora ato 5 milionë, mu dukën vonë me u marrë se jam në hall. Hyjmë, filluam riparimet, bëmë gropën këtu, duke riparuar instalimet, hatri i zotit ra soleta. Deshi Zoti, faleminderit Zoti shpëtuan robt pa vdekur. Ika te policia, thanë kështu puna. T

hanë ne s’kemi punë me këtë punë. Nuk është për ne kjo punë. I them operativit të zonës, thotë shko te kryetarja e Komunës. Ika te kryetarja e Komunës, nuk kam çfarë të bëj thotë.

Mos më hajde fare, unë nuk kam çfarë të bëj. I kanë marrë lekët ata që nuk kanë fare problem në botë. Shumë mirë ore që i kanë marrë po të paktën të më japing mua lekun tim.

Çfarë mund të bëj unë më 5 milion lekë? Ja të vijnë, të vijnë, edhe ato që i kam bashkuar dhe blerë do t’i bashkoj e t’i hapi e le t’i bëjë kush të dojë. Me 5 milionë hallall ia bëft Zoti të ma bëjnë shtëpinë. Unë kam nevojë për shtëpi.

Ata kanë thënë është për shembje, kjo shtëpi nuk bëhet. Tani hajde ta bëjnë me 5 milionë unë s’di kujt t’i them, kujt t’i them më unë. S’kam lënë derë pa shkuar e pa u ankuar, për të kërkuar të drejtën time, e drejta që më takon”, tha qytetarja.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy