minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Xhindi e Bashkisë akuzon ALUIZN për sulme politike - Struga.net

Xhindi e Bashkisë akuzon ALUIZN për sulme politike

0
Xhindi

Bashkia e Tiranës akuzoi Agjencinë e Legalizimit (ALUIZN-in) për sulmet politike ndaj Bashkisë së Tiranës. Nënkryetarja Nevila Xhindi tha se “legalizimi i ndërtimeve pa leje është miratuar në vitin 2006, kohë në të cilën kryetar bashkie ishte Edi Rama. Dhe në këtë ligj përcaktohej se “Fusha e veprimit të këtij ligji nuk shtrihet për ndërtimet pa leje të ngritura mbi troje private brenda vijës së verdhë, kur planet rregulluese urbanistike parashikojnë ndërtime mbi 5 kate nga niveli zero, mes të cilëve ndodhet edhe pallati i Artan Lames”.

Xhindi theksoi se “kualifikimi i subjekteve bëhet që në momentin e deklarimit prej tyre të ndërtimit pa leje dhe mbështetur mbi studimet urbanistike para vitit 2006. Plani i përgjithshëm vendor së cilit i referohet zoti Lame është i vitit 2013, pra plot 7 vjet pas miratimit të ligjit për legalizimet. Kjo ishte gënjeshtra e parë e zotit Lame”.

Gjithashtu, ajo u shpreh se “Artan Lame gënjeu se i ka kërkuar bashkëpunim Bashkisë së Tiranës lidhur me këtë çështje, pasi në Bashkinë e Tiranës nuk ka mbërritur asnjë kërkesë zyrtare nga ALUIZNI”.

“Ne po i kërkojmë publikisht Lames, që në ndryshimet që po i bën ligjit për legalizimet, të përfshijë edhe rregullimin ligjor të kësaj çështje, e cila është injoruar nga ana e tij si dhe të heqë dorë nga retorike boshe, gënjeshtrat dhe konflikti politik”, u shpreh Xhindi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy