minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Ylli Manjani: Nuk ja dua vaksinën këtij shteti se u vaksinova në mënyrë urbane, ja hodha pa qenë nevoja të isha statistikë e qeverisë së Ramës - Struga.net

Ylli Manjani: Nuk ja dua vaksinën këtij shteti se u vaksinova në mënyrë urbane, ja hodha pa qenë nevoja të isha statistikë e qeverisë së Ramës

0

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se pas 10 ditësh me COVID-19, ai dhe familja e tij kanë arritur ta fitojnë me sukses këtë betejë.

Teksa tregon se është në gjendje të mirë shëndetësore, Manjani thotë se tani u vaksinua dhe s’ka më nevojë.

“Pas 10 ditësh pozitivet, kthehemi prap në negativitetin që na karakterizon.

Një 10 ditësh ku kaluam temperaturë të lartë, dhimbje trupi e këputje. Ishim e gjithë familja njësoj.

Por ja hodhëm. Me ndihmën e këshillave mjeksore dhe me vitamina. Ja hodhëm pa qenë e nevojshme të ishim statistika e ditës e qeverisë…Unë jam dhe me “precedent” dmth me sëmundje bashkshoqëruese dhe, statistikat e qeverisë më shpallin fajtor në çdo rrethanë…

Kësaj të fundit po i kursejmë edhe 4 vaksina, nga ato që nuk i ka gjetur akoma. Por kur ti gjejë, nuk ja duam!

U “vaksinuam” në mënyrë urbane me material bioligjik të gjallë. Kështu që i falemi me shnet Phizit (Phizerit)..!”, shkruan Manjani.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy