minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Zbulimi i koronavirusit edhe me pështymë - Struga.net

Zbulimi i koronavirusit edhe me pështymë

0

Shumë shtete i kanë sytë nga vaksina për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Por Mbretëria e Bashkuar po ndjek një strategji tjetër, atë të testimeve masive.

Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka deklaruar se qeveria po synon testime të rregullta të popullsisë për COVID-19, në mënyrë që të frenojë përhapjen e virusit dhe të lehtësojnë kufizimet,pasi ekonomia britanike është një më të dëmtuarat dëmtuar në botë.

Hancock tha që qeveria po gjykonte një varg testesh të reja, më të shpejta që mund të japin rezultate të menjëhershme dhe shpresonte t’i mbërrin ato deri në fund të vitit.

“Testimi në masë, testimi i popullatës në mënyrë të shpejtë. Ne duam ta bëjmë atë normë që njerëzit të testohen rregullisht, duke na lejuar kështu që disa liri të tyre të rikthehen, sepse do jetë pozitive dhe për ekonominë”, tha ai

Ai tha se laboratorët e vendit për studime në Porton Doën po provonin teste të reja të pështymës që nuk kanë nevojë të shkojnë në një laborator, në mënyrë që ata të japin rezultate më të shpejta.

“Ka teknologji të reja, të cilat ne jemi duke blerë dhe testuar tani. Ne do ta mbështesim atë sigurisht gjatë pjesës tjetër të këtij viti. Është një projekt i madh në qeveri tani”, tha Hancock.

Qeveria e kryeministrit Boris Johnson është kritikuar shumë për trajtimin e saj të pandemisë, me kritikët thonë se ishte shumë e ngadaltë për të kaluar në bllokim dhe shumë e ngadaltë me testimet për të ditur se deri ku ishte përhapur virusi.

Deri tani Anglia ka numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë dhe është shteti i pestë në botë, me mbi 41 mijë viktima. Numri i të infektuarve në total është rreth 322 mijë, ndërkohë që rastet ditore janë në rritje sidomos gjatë muajit gusht, ku janë regjistruar nga mbi 1 mijë raste në 24 orë.

Numri i të infektuarve nga Covid-19, ka ardhur në rritje në mbarë botën. Sipas të dhënave të universitetin Jons Hopkins, numri i të infektuarve në mbarë botë ka shkuar mbi 22 milionë, dhe me më shumë se 781 mijë viktima.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy