minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Zgjedhjet e 25 prillit, dëshira e Gjekmarkajt: Qeverinë duhet ta marrë opozita me Bashën kryeministër, të mos humbë kohë me debatin për listat - Struga.net

Zgjedhjet e 25 prillit, dëshira e Gjekmarkajt: Qeverinë duhet ta marrë opozita me Bashën kryeministër, të mos humbë kohë me debatin për listat

0

Analisti prane PD Agron Gjekmarkaj i ftuar në rubrikën ‘’Opinion” në News24 ka komentuar debatet në Këshillin Politik dhe vendosmërinë e mazhorancës për t’i implementuar ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Gjekmarkaj thotë se si me ndryshime kushtetuese, si pa to, opozita s’duhet të humbë kohë dhe të përqëndrohet tek zgjedhjet e 25 prillit.

Ai shprehet i bindur se Shqipërisë i duhet rotacion, dhe qeverinë duhet ta marrë opozita aktuale dhe Basha të jetë kryeministër .

Më tej ai thotë se mazhoranca s’ka ofertë ndërsa opozita gjithashtu nuk ka pse të tërhiqet pas nga hyrja në zgjedhjet e 25 prillit të 2021.

”Opozita ka patur garanci ndërkombëtare që koalicionet nuk prishen. I shoh pak të mekur ndaj kësaj garancie që i kanë dhënë opozitës.

Ramës nuk i intereson shumë nëse janë listat e hapura 100%, ose të mbyllura, ose 30% të mbyllura që ruan kokat e listave dhe lidershipin.

Atij i intereson të futë sa më shumë në konfuzion opozitën. Rama ka shpresë që të jetë parti e parë pas 25 prillit. Opozita po paguan çmimin e mungesës në parlament.

Do të ndjekë deri në fund nga Këshilli Politik, por në fund do mbetet e pakënaqur.

Opozita s’ka arsye të humbasë shumë kohë, por të përqëndrohet në zgjedhjet e 25 prillit. S’ka asnjë kusht për t’u tërhequr pas.

Për mendimin tim duhet të vijë Basha me Opozitën. Basha është një njeri si unë, si ju, i shkolluar në perëndim, i rrethuar nga njerëz seriozë, jo seriozë, qesharakë, jo qesharakë, por që i duhet t’i jepet shansi.

Pas 6-7 muajsh do të fillojnë përplasjet por që i duhet dhënë shansi fillimisht.”- tha Gjekmarkaj.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy