minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Zgjedhjet në Malin e Zi, kandidatët shqiptarë hedhin votën dhe bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive - Struga.net

Zgjedhjet në Malin e Zi, kandidatët shqiptarë hedhin votën dhe bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive

0

Qytetarët në Mal të Zi u drejtohen sot kutive të votimeve në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Zgjedhje po zhvillohen në një klimë të tensionuar mes partisë properëndimore të presidentit Gjukanoviç dhe Frontit Demokratik opozitar, i cili ka raporte të ngushta me Serbinë dhe Rusinë.

Në këto zgjedhje, edhe partitë shqiptare garojnë më të bashkuara se më parë, në dy koalicione.

“Koalicioni Shqiptar”, kryesohet nga Partia Demokratike dhe Unioni Demokratik në Malin e Zi. Iniciatori i këtij grupimi është kreu i PD, ish-kryebashkiaku i Ulqinit, Fatmir Gjeka. “Lista Shqiptare” kryesohet nga Forca dhe Alternativa Shqiptare. Ky koalicioni udhëhiqet nga kryebashkiaku i Tuzit, Nik Gjeloshaj

Shqiptarët në këtë proces zgjedhor synojnë 2 mandate.

Deri në orën 9:40 kanë dalë të votojnë 14.3% e qytetarëve ose 75600 persona. Në 2016 pjesëmarrja ka qenë 6.5%.

Nikollë Camaj, kryetari i Partisë Lidhja Demokratike Shqiptare, koalicion në Lista Shqiptare, votoi në Tuz, rreth orës 10.00.

Edhe Nik Gjeloshaj, kreu i “Koalicioni Shqiptar”, e hodhi votën e tij rreth orës 10.30 dhe u bëri thirrje bashkëkombësve për pjesëmarrje masive në votime.

Ndërkohë, përfaqësues politik në Kosovë e Shqipëri, u kanë bërë thirrje shqiptarëve në Mal të Zi, që të votojnë dy listat shqiptare. Zgjedhjet zhvillohen në një kohë tensionesh mbi ligjin e fesë, i miratuar vitin e kaluar, që i lejon shtetit të konfiskojë asetet fetare në rast se pronësia historike nuk vërtetohet.

Ligji nuk ka hyrë në fuqi prej muajsh për shkak të protestave të udhëhequra nga Kisha Ortodokse, e mbështetur nga grupi i partive pro-serbe. Më shume se 540.000 votues do të zgjedhin nëse do të vijojnë të mbajnë në fuqi Partinë demokratike të Socialistëve, të cilët kanë qeverisur Malin e Zi për më shumë se 30 vite. Kjo parti ka drejtuar vendin drejt pavarësisë nga Serbia, dhe pavarësisht kundërshtisë nga Rusia, ka arritur të bëhet pjesë e NATO-s.

Megjithatë, përgjatë këtyre viteve partia e presidentit Gjukanoviç është përballur me akuza për qeverisje autokratike dhe lidhje me krimin.

Gjukanoviç, një lider i cilësuar properëndimor, një ditë më parë u shpreh se vota e së dielës do të përcaktojë nëse Mali i Zi do të vijojë rrugën drejt BE-së ose do të lejojë që Serbia dhe Rusia të rrënjosen ne vend.

Sipas sondazheve, Partia Demokratike do të arrijë të fitojë mbi forcat e tjera politike, por nuk do të sigurojë mjaftueshëm vota për të formuar e vetme qeverinë. Zgjedhjet e këtij vitit zhvillohen po ashtu në një situatë aspak të zakontë për shkak të pandemisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy